TV OPOJA
Arsim

Dhurata e lule për mësimdhënëset e shkollave të komunës sonë (Video, Foto)

Drejtoria e Arsimit në Dragash, për nder të ditës së mësuesit dhe ditës ndërkombëtare të gruas ka organizuar tubim me të gjitha mësimdhënëset e shkollave të komunës sonë.

Të pranishme në këtë takim ishin rreth 70 mësimdhënëse, vlet të permendet se më shumë se gjysma e tyre iu bashkuan arsimit të komunës sonë këto dy vitet e fundit.

Drejtori i arsimit z.Vloran Cenaj uron të pranishmet e njëherit i këshillon ato që t’i pranojnë përgjegjësitë e në të ardhmen të tregojnë sukses edhe në qeverisje ashtu si në mësimdhënie.

Ky organizim u prit mjaft mirë edhe nga mësimdhënëset të cilat e falënderuan drejtorinë e arsimit, që e mundësoi këtë takim, në fund u shpërndanë dhurata simbolike e lule për to.

©TVOPOJA

Lajme të përafërta

Opojës i shtohet edhe një doktor i ri i shkencave!

TV OPOJA
October 13, 2021

Profesorët Opojan sjellin botimin e librave të Fizikës për nxënësit dhe mësimdhënësit e Republikës së Kosovës

TV OPOJA
November 7, 2021

HISTORIKU I SHFMU “FETAH SYLEJMANI” DRAGASH

TV OPOJA
April 26, 2020
Exit mobile version