TV OPOJA
Arsim

Opojës i shtohet edhe një doktor i ri i shkencave!

Bashkëvendësi ynë Muhamir (Salim) Shyqeriu nga fshati Bresanë, është i doktoruari i radhës nga Opoja. Ai më 6 tetor 2021 ka mbrojtur me sukses të lartë punimin e doktoratës me titull “Vlerësimi me metoda të bioteknologjisë i kategorive të ndryshme të ndotjeve mbi popullatat fitoplanktonike dhe ato peshkore të zonës së Linit, Pogradec”.

Gradën doktor shkence i bioteknologjisë, Muhamiri e ka arritur në Fakultetin e Shkencave të Natyrës (Departamenti i Bioteknologjisë, Programi i studimit Bioteknologji bimore) në Universitetin e Tiranës. Mentore e doktoratës ka qenë prof.as. dr. Rigerta Sadikaj.

Dr. Muhamir Salim Shyqeriu është i lindur më 4 janar 1986 në fshatin Bresanë. Shkollën fillore dhe dy vite të gjimnazit i ka kryer në vendlindje ndërsa dy vite tjera në qytezën e Sharrit. Studimet universitare i ka kryer në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore në Universitetin e Prishtinës (2010) në drejtimin Biokimoko-Fiziologjik.

Studimet postdiplomike i ka vazhduar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës në vitet 2010-2012, ku ka marrë titullin magjistër i Biologjisë Molekulare. Në të njëjtin Universitet (fakultet) ka vazhduar edhe studimet e doktoratës dhe ka mbrojtur me sukses disertacionin e doktoratës përpara komisionit në përbërje: Klementina Puto, Arola Grazhdani Bacu, Vladimir Spaho dhe Rexhep Shkurti.

Dr. Muhamiri është autor i disa punimeve shkencore dhe hulumtimeve nga fusha e bioteknologjisë. Ka qenë student i shkëlqyer dhe ekspert i dalluar në fushën ku ka arritur gradën shkencore.

Shkruan Demir Reshiti
©TVOPOJA

Lajme të përafërta

Kryqi i Kuq dhe QKMF u ofrojnë ushtrime për Ndihmë të Parë nxënësve të SHML “Ruzhdi Berisha”

TV OPOJA
April 26, 2022

Afër rrugës ku kalojnë nxënësit, shfaqet ujku në Dragash

TV OPOJA
January 23, 2020

Poetët opojarë nuk i ndal as Pandemia!

TV OPOJA
August 22, 2020
Exit mobile version