TV OPOJA
Aktualitet

Deputeti Kujtim Gashi zotohet se do të ngrisë zërin për Dragashin në Kuvendin e Republikës së Kosovës

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Kujtim Gashi këtë vikend kishte vizituar komunën e Dragashit, ku ishte prit nga kryetari Shabani si dhe Vehbi Nazifi, kryetar i degës së PDK-së në Dragash.

Në ketë takim që kishte zhvilluar Deputeti, Kujtim Gashi, ishte zotuar që në Kuvendin e Republikës së Kosovës do të ngrisë zërin për komunën e Dragashit.

Gashi thotë se kisha rastin të diskutojë për kërkesat dhe nevojat e Komunës së Dragashit, drejtuar Qeverisë por edhe për nevojën që të ketë më shumë investime nga niveli qendror në trevën e Opojës.

Për me shumë ju përcjellim postimi e Deputetit Kujtim Gashi:

Kënaqësi të takoj Kryetarin e Komunës së Dragashit, Shaban Shabani, bashkë me kryetarin e degës së PDK-së, Vehbi Nafizi, si dhe anëtarë e zyrtarë komunalë të cilët janë përfaqësues të qytetarëve të kësaj komune.

Patëm rastin të diskutojmë për kërkesat dhe nevojat e Komunës së Dragashit, drejtuar Qeverisë por edhe për nevojën që të ketë më shumë investime nga niveli qendror në trevën e Opojës.

U zotova se në cilësinë e deputetit, ashtu sikur edhe deri më tani, do ta ngrisë zërin në Kuvendi i Republikës së Kosovës që të mbështeten sa më shumë projektet dhe kërkesat e Komunës së Dragashit për investime infrastrukturore, turistike, sportive, rinore e kulturore. KG

Lajme të përafërta

Kryetari i rinisë Demokratike të Kosovës mysafirë në kompaninë MEKA në Dragash

TV OPOJA
November 12, 2018

Piraj: Sot flamuri i Kosovës dhe prodhimet vendore u rreshtuan krahas shteteve e firmave më të njohura në botë

TV OPOJA
November 29, 2018

Asambleisti drejtuar kryetarit: Investimet këtë vitë të fokusohen nëpër shkolla!

TV OPOJA
January 30, 2020
Exit mobile version