TV OPOJA
Lajme nga Opoja

Deltari Ilir ose Qeni i Sharrit është autokton në Trojet Shqiptare

Deltari Ilir ose Qeni i Sharrit është qen autokton në Trojet Shqiptare, në Ilirinë antike Ky qen njihet prej shumë kohësh, për të mësohet ne Histori te Ilirisë dhe njihet me emrin Qeni Dardan. Deltari ilir është plot fuqi, i madh, këndrejt, qimegjatë, deltarë i pazëvendësueshëm, dhe ruajtës i mirë. I fuqishëm me pamje impozante, me kokë masive ndërtim të thukët, me këmbë të fuqishme dhe muskulore. Ka shikim të zjarrtë inteligjent dhe është i guximshëm. Ka karakter të padjallëzuar është i ashpër kur e kërkon nevoja por jo agresiv. TRUPI: Lartësia: te mashkujt – 67–78 cm ndërsa te bushtrat – 62–70 cm Pesha: te meshkujt – 40–60 kg ndërsa te bushtrat – 30–50 kg Tek qentë mbi 50 % të ekzemplarëve dominon lartësia 70 cm ndërsa te bushtrat 66 cm. KOKA: Gjatësia e kokës te qentë është 27–32 cm mesatarisht 30 cm ndërsa te bushtrat 24–29 cm mesatarisht 27 cm. Proporcioni kafkë-turi, te qentë 17,4 cm : 12,6 cm te bushtrat 15,3 cm : 11,7 cm, raporti 60:40 turiri përbën 2/5 e kokës kurse kafka 3/5 te qentë ndërsa 5/9 te bushtrat. NGJYRA: Te Deltari ilir kemi disa varietete të ngjyrave ku sipas përqindjes dominojnë: Ngjyra Vidra apo Tigër me 30 %, ngjyrë Hiri me të gjitha varietetet 20 %, ngjyrë e Verdhë me turi të zi 20 %, ngjyrë e Bardhë 20 %, dhe Kontra maska 10 %. QIMJA: e gjatë

Lajme të përafërta

Përvjetori i shkollës së mesme të ulët “Fetah Sylejmani” në Dragash

TV OPOJA
April 26, 2020

Antarët e klubit të zhytjes Prishtina testuan vetën nën akullin e liqenit të Breznës (Video, Foto)

TV OPOJA
February 2, 2019

Pjesëmarrja në votime, Dragashi me përqindjen më të vogël

TV OPOJA
November 14, 2021
Exit mobile version