TV OPOJA
Aktualitet

Përvjetori i shkollës së mesme të ulët “Fetah Sylejmani” në Dragash

Të dashur nxënës, të dashur mësimdhënës, të nderuar prindër sot mbushen 21 vjet nga rënia heroike e dëshmorit të kombit Fetah Sylejmani.

Puna e palodhshme e juaja mësimdhënës, dhe përkushtimi në mësime nga ju të dashur nxënës, ka sjellë deri në atë që kjo shkollë të bëhet tempull i arsimit e i kulturës në këtë qytet.
Lufta për përparim e zhvillim duhet të vazhdojë, të jetë e përhershme, duhet shkuar me rrjedhat e kohës, duke begatuar jetën me pozitivitet si në mendime, ide e propozime krijuese në punë e jetë dhe në aktivitete të ndryshme shkollore e shoqërore. Për këto na obligon djersa dhe gjaku i luftëtarit dhe i dëshmorit Fetah Sylejmani që u flijua që ne sot të jemi të lumtur.

Të dashur nxënës dhe mësimdhënës pas një aplikimi të suksesshëm nga shkolla juaj ne sot kemi nënshkruar një marrëveshje me MASHTI – në për grant zhvillimor nga IDA për përmirësimin e sistemit të arsimit në vlerë prej 15 000 $ për shkollën tuaj, përkushtimi jonë do të jetë i vazhdueshëm që ju të dashur nxënës të keni kushte me të mira në mësimnxënie dhe kushte me të mira për mësimdhënësit në mësimdhënie.
Gjatë këtij viti drejtoria e arsimit gjithashtu do të bëjë renovimin e brendshëm të shkollës në vlerë prej 15 000 € dhe do të rikonstruktohet stadiumi i shkollës në vlerë prej 20 000 €
Të dashur nxënës e mësimdhënës kemi kaluar shumë sfida së bashku. Këto ditë po kalojmë sfidën më të vështirë të këtyre viteve të vendit tonë.

Të bashkuar mund t’ia dalim dhe do t’ia dalim! Faleminderit të gjithëve, që sot po qëndroni në shtëpitë tuaja për të mirën e familjes, dhe fëmijëve.

Lajme të përafërta

Manipulimet nuk kalojnë! Dega e VV-së në Sharr reagon ndaj amendamenteve të LDK-së për Dragashin

TV OPOJA
December 15, 2022

Dragash: Punëtori lëndohet në punishte – dërgohet në QKUK

TV OPOJA
March 30, 2019

Në të gjitha shkollat e komunës së Dragashit po mbahen Garat Nacionale të Diturisë

TV OPOJA
May 11, 2019
Exit mobile version