TV OPOJA
Arsim

Dekorohen pensionistët e arsimit dhe shëndetësis poashtu edhe veteranët e UÇK-së (Video, Foto)

Në një ceremoni që u zhvillua sot në sallën e kuvendit komunal, me mirënjohje u dekoruan pensionistët që i shërbejnë komunës së Dragashit pikërisht në administratën e komunës, në arsim dhe në shëndetësi.

Kryetari i komunës shprehu një vlerësim të madh për të pranishmit për kontributin e tyre, veçanërisht në kohët më të vështira, të cilët kontribuan në edukimin, arsimimin dhe shëndetin e qytetarëve.

Pas dekorimit të pensionistëve, nga Komuna e Dragashit dhe OVL e UÇK-së u dekoruan edhe veteranët e UÇK-së, ndërsa në një fjalim të veçantë kontributi i tyre është vlerësuar lartë nga kryetari i komunës.

©TVOPOJA

 

Lajme të përafërta

42 vite punë, pensionohët mamia Xhejrane Lokaj (Video, Foto)

TV OPOJA
October 26, 2020

Bëhet pranim-dorëzimi i detyrës së kryetarit të komunës së Dragashit (Video, Foto)

TV OPOJA
December 24, 2021

Pensionohet mësuesi i shumë brezave në Opojë

TV OPOJA
November 6, 2022
Exit mobile version