TV OPOJA
Institucione

42 vite punë, pensionohët mamia Xhejrane Lokaj (Video, Foto)

Sot në sallën e asambles komunale u organizua një takim në shenje falënderimi e urimi për punën e madhe në 42 vite me radhe si mami e jo vetëm në komunën e Dragashit.

Në këtë takim me rastin e pensionimit të mamis Xhejrane Lokaj ishin të pranishem pjestar nga kabineti i ministrit Zemaj, kryetari i komunës z. Shabani me një pjes të stafit komunal, kryetarja e shoqatës së mamive të Kosovës, familjar e kolegë nga QKMF në Dragash.

Në këtë takim u ngrit lart puna dhe aktiviteti i mamis Xhejrane Lokaj në komunën e Dragashit, puna e saj u vlersua lart nga të gjith panelistet, e u cilesua si një grua e cila arriti të depertoj e të zgjidh shumë probleme në komunën e Dragashit e me gjere, jo vetem si mami por edhe nepermjet aktivizimit të saj në shoqata e edhe si pjes e mekanizmit komunal kundër dhunës në familje, njeherit u ndan edhe mirënjohje në shënje falënderimi si nga komuna, drejtori i QKMF-së e edhe panelistët tjerë.

Në fund në një fjalim përmbyllës motra Xhejrane siç e quajn banorët e Dragashit, në mes emocionesh falënderoi perzemrësisht organizatorët e këtij takimi e gjith qytetarët e komunës së Dragashit, që e bën të ndihej si në shtëpin e saj.

©TVOPOJA

Lajme të përafërta

Një javë me aktivitete sportive për nder të pavarësisë, sot u luajtën finalet (Video, Foto)

TV OPOJA
February 16, 2023

Profesoresha Manjola Brahaj sjell botimin e katërt me poezi!

TV OPOJA
October 18, 2020

Reagon kryetari Xheladini, aktin më skandaloz, antiligjor dhe jodemokratik e ka bërë vetë kryesuesi në largim!

TV OPOJA
December 7, 2023
Exit mobile version