TV OPOJA
Politik

Dega e PDK-së në Dragash reagon për zgjedhjen e drejtorëve në SHFMU

Partia Demokratike e Kosovës
Dega në Sharr
Reagim Publik:
Kryetari i Komunës së Dragashit Bexhet Xheladini çdo ditë e më shumë po tregon se është i papërgjegjshëm dhe shkelës i ligjeve dhe udhëzimeve administrative.
PDK në Dragash kemi reaguar me kohë për shkeljet në arsimin e komunës së Dragashit.
Sot,me publikimin e rezultateve për zgjedhjën e drejtorëve në disa shkolla në komunën kemi gjetur shkelje serioze nga puna e komisionit deri në zgjedhjën përfundimtare të kandidatëve për drejtor.
Zgjedhja e drejtorëve në disa shkolla të Komunës së Dragashit që u bë keto ditë, kryetari të jep sqarime si vijon:
-A ka qënë kryetari i komisionit për zgjedhjën e drejtorëve të shkollave si e parasheh UA nr 151/2020 neni 6 pika 7 e ketij UA per perzgjedhjene e drejtorëve të shkollave,sepse UA e parasheh që kryetari i komisionit duhët ti këtë 3 vite përvojë pune në arsim.
-A është respektuar neni 5 pika 1.7.7 e UA 151/2020 për zgjedhjen e drejtorëve sepse kandidati i zgjedhur për drejtor në shkollën “28 Nëntori” në Bresanë është anëtar në Lidhjen Demokratike të Kosovës dega në Dragash, si dhe është asambleist nga radhët e LDK-së gjë për të cilën mund ta vërtetoni në faqe të komunës dhe në seancat e asambles online.
Neni 5,pika 1.7.7 e UA 151/2020 për zgjedhjen e drejtorëve parasheh se tri vite nuk duhet të jetë në parti politike, si e ka plotësuar ky kandidat deklaratën nën betim gjë për të cilën është konsumuar vepër penale.
-Gjithashtu kryetari i Komunës së Dragashit duhet të na sqaroj së pse janë zgjatur deri tani procedurat e përzgjedhjës se drejtorëve sepse ketu kemi të dhëna që procedura ka filluar në vitin 2023 dhe pse kanë përfunduar tani në vitin 2024,ku komisoni i zgjedhur ka mandat për një vit shkollor,ne ketë rast deri në përfundim të vitit shkollor më datë 30.08.2023,sipas vendimit të kuvendit të komunës së Dragashit 01.060/01-8154- 1/ 23 të datës 27.04.2023.
Dragash,23.01.2024

Lajme të përafërta

KQZ shpall fituësit, Dragashi në pikëpyetje!

TV OPOJA
November 20, 2021

Xheladini falënderon Shabanin, jemi dakorduar që në kohë optimale do të bëhët pranim-dorëzimi i detyrës

TV OPOJA
December 15, 2021

Manipulimet nuk kalojnë! Dega e VV-së në Sharr reagon ndaj amendamenteve të LDK-së për Dragashin

TV OPOJA
December 15, 2022
Exit mobile version