TV OPOJA
Politik

KQZ shpall fituësit, Dragashi në pikëpyetje!

Prishtinë, 20 nëntor 2021 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të 20 nga 21 Komunat, të cilat u mbajtën më 14 nëntor 2021.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për shpalljen e këtyre rezultateve pas konfirmimeve nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, me përjashtim të rezultateve të kandidatëve të për Kryetar të Komunës së Dragashit. Ky institucion ka marrë vendim lidhur me apelin e paraqitur në këtë instiucion për me rezultatin e votimit jashtë Kosovës që i takon komunës së Dragashit si dhe ka lejuar ankesën në Gjykatën Supreme. Prandaj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë që palët të shterojnë të gjitha mundësitë brenda afateve të përcaktuara ligjore.

Vërejtje: Pas shpalljes së rezultateve përfundimare, në afat brenda 24 orësh, subjektet politike dhe kandidatët mund të paraqesin ankesat e tyre në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Linku i rezultateve : këtu

Lajme të përafërta

Dega e PDK-së në Dragash ka akuzuar përseri komunën për punsim familjar

TV OPOJA
December 13, 2022

Dega e LDK-së në Dragash sot ka mbajtur takimin e saj të radhës me kryesin

TV OPOJA
June 13, 2021

Dragashi zgjodhi kryetarin e Forumit të Rinisë të LDK-së

TV OPOJA
July 3, 2022
Exit mobile version