TV OPOJA
Aktualitet

Dega e LDK-së në Dragash falënderon qytetarët për besimin e dhënë

Kryetari i degës së LDK-së në Dragash ka reaguar nepermjet një postimi në llogarinë zyrtare të partisë në Facebook pas fitores në zgjedhjet lokale raporton televizioni Opoja.

Ai nepermjet këtij reagimi ka falënderuar qytetarët e komunës së Dragashit për besimin e dhënë.

Ky është postimi i publikuar nga Qamil Kolloni Kryetari i degës së LDK-së në Dragash

Të nderuar qytetarë të komunës së Dragashit,

Pas një gare maratonike të zgjedhjeve lokale që u zhvillua në komunën tonë, sot pata mundësinë që t’i lexoj me radhë të gjitha urimet, lëvdatat, kritikat, sharjet dhe fyerjet, por edhe uratat e mëdha për ekipin tonë të fuqishëm nën logon e LDK-së, me të cilin arritëm që të vijmë në pushtet pas 14 vitesh në komunën tonë.

Andaj unë, Qamil Kolloni, kryetar i Degës së LDK-së në Dragash, ju falënderoj përzemërsisht të gjithëve pa përjashtim, ata që më uruan dhe ata të cilët më kritikuan, me të drejtë ose pa të drejtë. Nëse dikush është ndier i fyer apo i lënduar nga ndonjë veprim i imi, ju kërkoj falje publike, ngase kjo ka ndodhur pa ndonjë qëllim të keq.

Ne do të vazhdojmë punën, bashkë me ju, që ta rrisim edhe më shumë LDK-në dhe ta demokratizojmë vendin tonë çdo ditë e më shumë, duke u përpjekur që t’i eliminojmë anomalitë që përmban sistemi ynë zgjedhor, e duke e kuptuar sistemin demokratik si të vetmen alternativë të zhvillimit politik e shoqëror në Kosovë.

Me respekt,
Qamil Kolloni – kryetar i Degës së LDK-së në Dragash

Lajme të përafërta

Një 69 vjeçar nga Dragashi dyshohet se është infektuar me linë e majmunëve

TV OPOJA
June 4, 2022

Kompania “AEG SHARR” bën shpërndarjen e donacionit Anti-Covid.

TV OPOJA
November 19, 2020

11 vjet nga tragjedia e Restelicës

Redaksia
February 11, 2023
Exit mobile version