TV OPOJA
Aktuale

Buxheti për shërbimet sekrete amerikane u rrit në vitin 2018

Buxheti për shërbimet sekrete i administratës Trump, është rritur ndjeshëm në vitin 2018, në çastin që SHBA-ja po përballet me sulmet kibernetike nga Rusia, Kina dhe Koreja e Veriut.
Sipas shifrave zyrtare të publikuara sot, SHBA-ja i ka dedikuar 81,5 miliardë dollarë aktiviteteve të shërbimeve sekrete civile dhe ushtarake në vitin 2018, në SHBA dhe jashtë vendit, ose 11,6% më shumë se sa një vit më parë.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi në një komunikatë se buxheti që i ishte dhënë për aktivitetet e shërbimeve sekrete ushtarake gjatë vitit fiskal, që përfundoi në shtator, arrinte në 22,1 miliardë dollarë, kundrejt 18,4 miliardë që ishte në 2017.
Nga ana tjetër, Drejtoria e Shërbimeve Sekrete Kombëtare (DNI) njoftoi se buxheti që ishte dhënë gjatë vitit fiskal që kaloi për aktivitetet e shërbimeve sekrete civile arriti në 59,4 miliardë dollarë (54,6 miliardë vitin e kaluar).

Lajme të përafërta

Florian Tufallari që me zërin e tij po shkëlqen në rrjetet sociale

TV OPOJA
October 13, 2020

“Opoja Vallëzon” edicioni i katërt, grupet pjesmarrëse dhe informacione rreth organizimit

TV OPOJA
July 7, 2022

Zafir Berisha për arrestimin e Bedri Halimit është thjesht ikje nga hajdutët dhe kusarët e vërtet!

TV OPOJA
January 7, 2022
Exit mobile version