TV OPOJA
Aktuale

Burim Piraj thirrje qytetarëve të mos e lëshojnë Kosovën

Biznesmeni i njohur nga Kosova u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e ndikimeve nga firma të ndryshme të dyshimta si ajo në qytetin e Prizrenit dhe të ikin nga vendi, por të angazhohen që Kosovës t’ia kthejnë nderin vetë.
Këtë thirrje e ka bërë Burim Piraj, i cili është pronar i kompanisë “MEKA”, e njohur në mbarë botën me produkte shumë cilësore nga mishi i pulës dhe gjedhit.
Madje, kjo kompani është e njohur edhe për trajtimin që u bënë punëtorëve të saj, duke u dhënë brenda vitit nga 13 dhe 14 rroga.

“Ngjarja e vërshimit të njerëzve për të aplikuar për punë në Gjermani nuk dallon aspak me ato ngjarjet e vitit 1991 në Shqipërinë që po dilte nga kthetrat e komunizmit kur mbusheshin anijet me njerëz që qëllimin e vetëm e kanë pas me dalë nga Shqipëria, nga ai vend i izoluar ku nuk ka pas shpresa. E njëjta po i ndodh Kosovës, u shndërrua në vend të pa shpresë dhe çdo qytetar po dëshiron të ik nga këtu!”, ka shkruar, biznesmeni Burim Piraj.
Në këtë rast, Piraj u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e ndikimeve nga firma të ndryshme të dyshimta si ajo në qytetin e Prizrenit dhe të ikin nga vendi, por të angazhohen që Kosovës t’ia kthejnë nderin vetë.

“Unë po u them vëllezër dhe motra se Kosova nuk është vend i pa shpresë, po Kosovës duhet të ia kthejmë nderin vetë! MOS IKNI po hajde ta bëjmë shtetit! MOS IKNI po votoni mençur! Asnjë votë për këta matrapaz mos e jepni! A po e shihni se vota e ka vlerën më të madhe se vetë atdheu!”, është shprehur ai.

Lajme të përafërta

Biografia e Heroit të Kosovës Ilmi Bahtjari-Oçalani

TV OPOJA
May 15, 2021

Rritet përsëri çmimi i derivateve në Kosovë

TV OPOJA
June 10, 2022

Piraj: Sot flamuri i Kosovës dhe prodhimet vendore u rreshtuan krahas shteteve e firmave më të njohura në botë

TV OPOJA
November 29, 2018
Exit mobile version