TV OPOJA
Ekonomi

BQK shtynë pagesën e kredive, s’duhet të ketë kamatë

Duke marrë parasysh situatën e krijuar për shkak të përhapjes së infeksionit Covid-19, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ditë më parë ka vendosur për shtyrjen e afatit për pagesat e kësteve të kredive.

Por qytetarët ankohen se kjo po u kushton me kamatë.

Ndërkohë, zyrtarë të BQK ishin zotuar se nuk do të ketë kamatë për këtë shtyrje të afatit.

Në një përgjigjeje me shkrim për Radio Kosovën, zëdhënësi i BQK-së, Kushtrim Ahmeti, fton qytetarët të cilët përballen me këtë situatë, të drejtohen në BQK.

Ai thotë se pavarësisht situatës me Covid-19, BQK-ja trajton çdo ankesë të shfrytëzuesve të shërbimeve financiare dhe vepron bazuar në legjislacionin në fuqi, përfshirë edhe marrjen e masave administrative.

Ndryshe, Banka Qendrore e Kosovës për shkak të pandemisë Covid-19 dhe ndikimit të saj në aspektin ekonomik, kishte marrë vendim që për tre muaj të shtyhen pagesat e kësteve të kredive për të gjithë klientët e bankave.

Lajme të përafërta

KEK-u, shkaktari më i madh për ndotjen e ajrit në Kosovë

TV OPOJA
November 11, 2018

Nënshkruhet marrëveshja për eksport nga Kosova pa taksë në këto shtete

TV OPOJA
November 23, 2018

Shumë biznese nuk morën nga 290 euro për punëtorë

TV OPOJA
May 9, 2021
Exit mobile version