TV OPOJA
Kosova

Besnik Krasniqi me prejardhje nga Opoja kandidat për deputet nga AAK-ja

Zyrtari i Degës së AAK-së në Prizren, Besnik Krasniqi, ka njoftuar se do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë nga kjo parti.

Këtë ai vetë e ka bërë të ditur përmes një postimi në “Facebook”, ku Krasniqi ka thënë se Kuvendi duhet të përfaqësohet nga një kulturë dhe frymë të re politike.

Besniku vjen nga një familje me prejardhje nga fshati Bresanë në komunën e Dragashit konkretisht nga lagjija “Çapërlaken” shkruan sot televizioni Opoja .

Të parët e Besnikut në një shekull me parë për shkaqe të kushteve të vështira ekonomike ishin të detyruar që të shpërngulen në Hoq të Rahovecit e mbas një kohe ata sërish u detyruan të ndërrojnë vendbanimin e tyre.
Ata që një kohë të gjatë familjarisht janë duke dhënë kontributin e tyre në qytetin e Prizrenit në shumë sfera të ndryshme.

Është e rëndësishme që të theksojmë se Besniku si 17-vjeç ishte radhitur në vijën e parë të fronit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Kontributet e tija për shtetin e Kosovës ishin qysh nga rinia e tij ku dhe ishte një nga më të dalluarit në luftë me okupatorin.

I pyetur nga redaksia e televizionit Opoja se si ndihet sot në Kosovë e lirë ai shprehet:

“U përulem përjetësisht të gjithë atyre që dhanë jetën për liri.
Ajo është koha më e lavdishme e jetës sime, kohë të cilën me shumë ëndje e kujtoj dhe mburrem që kisha mundësinë të kontribuoj për lirinë e vendit tim.”

Ndersa për fund Besniku thotë se Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet të përfaqësohet nga një kulturë dhe frymë e re politike, me plot përgjegjësi, dinjitet dhe përkushtim.

Lajme të përafërta

Kryeministri Haradinaj e kaloi pasditen në Bjeshkët e Sharrit (FOTO)

TV OPOJA
June 23, 2019

Politizimi dhe nepotizmi i tepruar po e degradon arsimin në Komunën e Dragashit

TV OPOJA
September 12, 2018

Premtoi liberalizim brenda disa muajsh, tash Haradinaj thotë se ka ende punë

TV OPOJA
November 20, 2018
Exit mobile version