Sot në ambientet e Komunës së Dragashit, saktësisht në zyrën e Kryetarit është organizuar ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës së kryetarit të Komunës.
Kryetari në detyrë z.Shaban Shabani ka pritur kryetarin e ri të komunës së Dragashit z. Bexhet Xheladini, ku në bazë të dispozitave ligjore ai ka bërë dorëzimin e detyrës tek zotëri Xheladini.
Në këtë takim u diskutua për të arriturat dhe sfidat që e presin kryetarin e ri, ndersa në një prononcim para mediave z. Shabani është shprehur i gatshëm që të bashkëpunojë me kryetarin Xheladini, e e uroi atë për pozitën e re me bindje se ai do t’i realizojë e përmbush zotimet e dhëna para qytetarëve.
Ndersa z. Xheladini shprehu mirënjohje për ish kryetarin Shabani dhe pret bashkëpunim nga ai në të ardhmen, që të realizohen projekte të mirëfillta për një komunë më të zhvilluar.
Në fund, kryetari i ri, Bexhet Xheladini, tha se pas betimit të tij para Asamblesë Komunale që do të mbahet me 28 dhjetor, pritet që në fillim të vitit në vijim të krijohet edhe qeveria e re lokale.