TV OPOJA
Aktualitet

Banorët e Dragashit me kërkesë të veçantë për Kryetarin Shabani

Duke e marrë parasysh gjendjen aktuale në të cilën ndodhet i gjithë vendin vijnë edhe vështirësitë e para për qytetarët të cilët kan brenga të medha për situatën në të cilën për momentin ndodhemi.

Nga kjo situatë më të prekur janë Banorët e komunës së Dragashit, një pjes bukur e madhe e tyre janë të punësuar jashtë kësaj komune por që udhëtojnë qdo ditë në relacionin Dragash – Prizren.

Kështu që gjëndja aktuale në të cilën ndodhemi tani shumicës prej tyre ju pamundeson që të shkojnë në punë ashtu siç kan shkue në të kaluarën dhe këtu fillon brenga e tyre.

Arsyeja për këtë është se shumica prej të punësuarve jashtë komunës kanë frekuentuar transportin publik. Që nga java e kaluar me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës asnjë nga Linjat që lidh Dragashin me Prizrenin nuk janë në funksion.

Qytetarët e Dragashit kerkojn nga Kryetari Shabani që të bëj ndonjë zgjidhje për këtë spse në të kundërtën ata do të humbasin vendet e tyre të punës përcjellë televizioni Opoja.

Njëri nga ta propozon që të lëshohet një herë në ditë linja në orën 7:00 të mëngjesit për Prizren dhe në ora 19:00 të mbrëmjes për në Opojë.
Kështu që sipas tij kjo do të ishte zgjidhja më e mirë për të gjithë qytetarët e komunës së Dragashit.

Lajme të përafërta

Doktori i luftës dhe i paqës, Dr.Rafet Abazi pensionohet!

TV OPOJA
May 31, 2020

Dragashit i bie shkalla e arkëtimit të tatimit në pronë

TV OPOJA
April 11, 2019

Kryetari Shabani vizitoi Krushevën pas infektimit të punonjësit të QKMF-së

TV OPOJA
June 16, 2020
Exit mobile version