TV OPOJA
Aktuale

AVOKO me aktivitete Kreative dhe Investime për rinin në Dragash (Video, Foto)

Sot në ambientet e OJQ AVOKO, u shënua një ditë e veçantë plot aktivitete që synonin shfaqjen e kreativitetit të të rinjve të Dragashit për mbrojtjen e ambientit dhe promovimin e energjisë së pastër.

Të ftuar në këtë takim ishin përfaqësues nga Komuna e Dragashit, shkolla “Ruzhdi Berisha,” Grupi i Grave dhe instanca të tjera komunale, si dhe shumë të rinj pjesë e OJQ AVOKO. Takimi u hap nga drejtori i OJQ AVOKO, z. Jeton Qengaj, i cili falënderoi Komunën e Dragashit për mbështetjen e vazhdueshme ndaj të rinjve të komunës sonë dhe premtoi angazhim edhe më të madh për të mirën e tyre. Dizajnerja e modës dhe njëherësh dizajnerja e këtij koleksioni të veshjeve me material të riciklueshëm, znj. Alma Salihi, prezantoi para të pranishmëve qëllimin dhe objektivat që synojnë të arrijnë me këtë sfilatë.

Pas koleksionit të veshjeve, të rinjtë prezantuan punimet që kishin realizuar për promovimin e energjisë së pastër dhe ruajtjen e ambientit. Më pas, u prezantuan investimet kapitale që AVOKO ka bërë në shkolla dhe komunitet, duke vazhduar me nënshkrimin e dy marrëveshjeve me Drejtorin e Shkollës së Mesme, z. Lulzim Ahmeti.

Një moment i veçantë i ditës ishte ndarja e mirënjohjes për Grupin e Grave Asambleiste për punën e tyre të palodhur në avancimin e të drejtave dhe mundësive për gratë. Në fund, panelistët falënderuan dhe lavdëruan punën dhe arritjet e OJQ AVOKO, si dhe kreativitetin e lartë të të rinjve të komunës sonë, të cilët po e dëshmojnë veten brenda dhe jashtë komunës sonë, duke premtuar mbështetje edhe në të ardhmen.

©TVOPOJA

Lajme të përafërta

Agim Bahtiri: Mos e barazo Mitrovicën me Dragashin, ajo as komunë nuk është!

TV OPOJA
April 17, 2020

MASHT nuk arrin t’a ndalë kopjimin në testin e maturës, nxënësit praktikojnë metodën e vjetër

TV OPOJA
July 2, 2019

Hatim Baxhaku: Njerëzit e Kurtit në mesnatë deshën të ma ndërronin mendjen kundër Qeverisë Hoti

TV OPOJA
June 23, 2020
Exit mobile version