TV OPOJA
Aktuale

MASHT nuk arrin t’a ndalë kopjimin në testin e maturës, nxënësit praktikojnë metodën e vjetër

Nga Komisioni i Maturës Shtetërore dhe nga Ministria e Arsimit kanë thënë se këtë vit matura është avansuar në nivelin më të lartë dhe është shëndrruar në instrument të rëndësishëm të matjes së dijes, raporton Gazeta Blic.Por sipas disa fotografive që kanë qarkulluar në rrjete sociale e vërteta del të jetë ndryshe.

Megjithëse deklarimet e Ministrisë së Arsimit dhe të Komisionit të Maturës Shtetërore, ishin se çdo gjë ka shkuar në rregull me mbarëvajtjen e këtij testi, nxënësit edhe këtë vit ia dolën që testin t’a fotografojnë dhe t’a shpërndajnë nëpër rrjete sociale. Në këtë mënyrë, ata ndihmuan njëri-tjetrin.

Zakonisht grupi në të cilin publikohej testi formohej në rrjetin social “Facebook”, mirëpo për shkak se mediat për vite me rradhë e kanë përcjellë duke parë të gjitha testet që publikoheshin, këtë vit nxënësit për të kopjuar përdorën edhe rrjetin social “Snapchat”.E si zgjidhje për të mos ndodhur kjo, Ministria e Arsimit e pa vendosjen e zhurmuesve të valëve nëpër salla ku mbahej testi.

Kjo është paraparë të ndodhte në mënyrë që nxënësit të mos mund t’a përdornin telefonin në salla ku mbahej testi mirëpo si pasojë e dështimit të këtij plani, nxënësit, si edhe çdo vit tjetër krijuan një grup në rrjete sociale, në të cilin publikuan testin.

Të pyetur nga Gazeta Blic në lidhje me planin e zhurmuesve të valëve , zyrtarë të Ministrisë nuk kanë dhënë shumë informata. E vetmja përgjigjje që ata dhanë ishte se ky projekt ishte në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe procedurat për këta zhurmues janë anuluar.“Për shkak se kompania binjakëzuese CITO ka dhënë vërejtje në specifikat teknike janë anuluar procedurat e prokurimit”, kanë thënë zyrtarë nga Ministria e Arsimit për Gazeta Blic.

Ndërkaq ana tjetër e medaljes është rrëfimi i nxënësve.Një maturante nga Shtimja, në kushte anonimiteti tregon për mënyrat se si shokët dhe shoqet e saj kishin kopjuar në këtë test. Ajo tregon se shumica e nxënësve kishin marrë me vete nga dy telefona, njërin për ta dorëzuar tek administruesit e tjetrin për të fshehur e më pas për ta shfrytëzuar për kopjim.“Të gjithë me vete i kanë pas nda dy telefona, njërin e kanë dorëzuar ndërsa tjetrin e kanë fshehur dikund në trup dhe askush nuk i ka kontrolluar” tha ajo.Përveç telefonave, sipas saj ndihmues në procesin e kopjimit kanë qenë shpeshherë edhe vetë administruesit që disa nga ta edhe janë suspenduar nga Komisioni.“Kopjimi është varur shumë edhe nga administruesit që kanë qenë të ndarë nëpër salla, sepse disa administrues kanë qenë vetë iniciatorë për t’i ndihmuar nxënësit si dhe për t’i lejuar të kopjojnë lirshëm”, u shpreh F.B. për Gazeta Blic.

Ministria e Arsimit ka treguar se 5 administrues janë dënuar me mosushtrim të përhershëm dhe me kundërvajtje prej 300 euro dhe tre administrues janë dënuar me mosushtrim të përhershëm, si dhe i është bërë publik emri i tyre.

Ndër të tjera, për shkak të parregullsive klasa XII-a nga shkolla Don Boko në Gjilan do ta përsëritë pjesën e parë të testit.Mbi 27 mijë maturantë të shkollave të mesme të Republikës së Kosovës i janë nënshtruar këtij testi, duke përfshirë këtu edhe maturantët e viteve të kaluara dhe ata me arsim të përshpejtuar.Kriteri i kalueshmërisë ishte 80 % nga numri i pikëve të përgjithshme , ndërsa testi ka përmbajtur gjithsej 200 pyetje.Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dje publikoi rezultatet e testit të maturës.
Kalueshmëria në total e testit ka qenë 64.64%, dhe thuhet se është më e lartë se viteve tjera.Ministri Shyqiri Bytyqi tha se këtë vit procesi testues ka qenë më i mirë.“Mbarëvajtja dhe monitorimi i testit të maturës këtë vit ka qenë më e mirë se viteve të kaluara”, u shpreh ai./Gazeta Blic/

Lajme të përafërta

Turne në volejboll organziuar nga Rinia Demokratike në Dragash (Video, Foto)

TV OPOJA
November 27, 2018

Mbi 1 mijë e 200 tiketa trafiku brenda 24 orëve

TV OPOJA
November 19, 2018

Aktivitetet të përbashkëta në mes të Policis dhe SH.A. Sharri me qellim të parandalimit të veprimtarive ilegale.

TV OPOJA
November 12, 2018
Exit mobile version