TV OPOJA
Aktuale

Autostradat i kushtojnë ‘kuletës’ së shtetit afër 80 milionë euro

Buxheti për vitin e ardhshëm vlerësohet të arrijë në 2.3 miliard euro sipas projekt-buxhetit të propozuar nga Qeveria.
Sikurse viteve të kaluara, edhe vitin e ardhshëm prioritet i Qeverisë mbesin ndërtimi i autostradave dhe asfaltimi i rrugëve.
Kjo, pavarësisht kritikave të ekspertëve të ekonomisë për mos orientim të duhur të buxhetit, ngase sipas tyre autostradat e rrugët e reja nuk ndihmojnë në përmirësimin gjendjes sociale dhe ekonomike të qytetarëve.
Vetëm për ndërtimin e autostradave nga buxheti i Kosovës për vitin 2019, total shpenzime janë paraparë 78 milionë e 500 mijë euro.
Ndërsa, sa i përket ndërtimeve të reja të rrugëve në buxhetin e propozuar është vlera prej 22 milionë euro e 289 mijë e 781 euro, transmeton Indeksonline.
Tek ndërtimi i rrugëve të reja përfshihen rrugët që janë nisur në vitin 2018, ku këto do t’i kushtojnë buxheti 21, 098,791 euro, ndërsa të rejat për vitin 2019 do të kushtojnë 1 milionë e 200 mijë euro.
Në anën tjetër, në ndarjen buxhetore është planifikuar edhe rehabilitimi i rrugëve. Për këtë do të shpenzohen 53.581.651, shkuan Indeksonline.

Kurse, për ndërtimin e urave shpenzimet totale të parapara për vitin e ardhshëm është 17 milionë e 950 mijë euro.
Në total, Infrastruktura Rrugore do të kushtojë 193 milionë euro e 660 mijë e 500 euro.
Njohësi i çështjeve ekonomike, Lulzim Beqiri për Indeksonline thotë se është skeptik lidhur me të quajturin ‘buxhet zhvillimor”.
Sipas tij, buxheti aktual nuk garanton zhvillim ekonomik.

“Buxheti i Republikës së Kosovës për vitin 2019 është paraparë të jetë rreth 2.3 miliardë dhe mendoj se është lajm pozitiv, mirëpo nëse analizojmë orientimin e buxhetit jam skeptik lidhur me të quajturit buxhet zhvillimor, ende pjesa më e madhe e buxhetit të shtetit është e orientuar në infrastrukturë rrugore dhe paga e mëditje marramendëse, mendoj një pjesë e madhe e buxhetit shkon për kategoritë sociale, për veteranet në vitin 2016 – 28.8 milionë, 2017 – 37.9 milionë, 2018 – 57.1 milionë. Nuk ka ende një strategji konkrete të uljes së papunësisë, aktualisht papunësia është rreth 40 për qind, konkretisht shkalla e papunësisë për vitin 2014 ishte 35. 3 për qind, ose 176.743 persona; për vitin 2015 ishte 32. 9 për qind, ose 145,776 persona; ndërsa për vitin 2016 ishte 27. 5 për qind, ose 126,070 persona dhe në vitin 2017 shkalla e papunësisë ishte 30. 5 për qind, ose 156. 583 persona”, ka thënë ai për Indeksonline.

Ndryshe, projektligji për buxhetin për vitin 2019 është shpërndarë. Ndërsa faza tjetër që pritet është shqyrtimi i saj nga Komisioni Funksional në Parim, pastaj shqyrtimi i parë në mbledhjen plenare, shqyrtimi nga komisioni funskional, shqyrtimi i projektligjit nga komisionet kryesore, shqyrtimi i dytë në mbledhjen plenare, shqyrtim nga komisionet, shqyrtimi i tretë në mbledhjen plenare, sfidimi i ligjit në Gjykatën Kushtetuese dhe krejt në fund miratimi i ligjit nga Kuvendi./Indeksonline

Lajme të përafërta

Nesër senaca e Kuvendit për Trustin, Ky është qëndrimi i Vetëvendosjes

TV OPOJA
June 21, 2022

Qeveria e Serbisë mbyll terminalin doganor në Preshevë

TV OPOJA
December 2, 2018

“Jetimat e Ballkanit”, dhuruan 28 shtëpi për familjet në nevojë (Video)

TV OPOJA
November 28, 2018
Exit mobile version