TV OPOJA
Aktuale

“Jetimat e Ballkanit”, dhuruan 28 shtëpi për familjet në nevojë (Video)

Në prezencën e qindra mysafirëve, përfshirë liderë të partive politike, deputetë e kryetarë komunash, shoqata humanitare “Jetimat e Ballkanit”, dhuruan 28 palë çelësa për familjet në nevojë nga rajoni i Prizrenit.
Në ditën e flamurit, me 28 Nëntor, në Shtëpinë e Kulturës në Prizren kishte festë të dyfishtë, sepse përveç Ditës së Flamurit, 28 familje nevojtare u bën me kulm mbi kokë.
Drejtori i “Jetimave të Ballkanit”, tha para të pranishmëve se merita kryesore për këtë vepër i takon shqiptarëve që dhuruan mjete nga djersa dhe mundi i tyre që këto familje të bëhen me shtëpi.

Ai ka falënderuar edhe kryetarët e komunave të Prizrenit, Mytaher Haskuka, atë të Suharekës, Bali Muharremaj dhe të parin e Dragashit, Shaban Shabani, në bashkëpunim e të cilëve u mundësua realizimi i këtij projekti.
Ndryshe, në ngjarjen e së mërkurës prezentë ishin edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, deputetë, ministra si dhe figura të respektuara të sigurisë, artit e arsimit.

Lajme të përafërta

Çmimet e produkteve të konsumit shënojnë ngritje në Kosovë

TV OPOJA
November 14, 2018

Qeveria e Serbisë mbyll terminalin doganor në Preshevë

TV OPOJA
December 2, 2018

Arrestohen dy të dyshuar për organizim e lojërave të fatit në Prizren dhe Dragash

TV OPOJA
September 17, 2019
Exit mobile version