TV OPOJA
Kosova

Arben Gashi nga verdikti i qytetarëve të Dragashit, Bexhet Xheladini është kryetar.

Deputeti i Parlamentit të Kosovës Arben Gashi ka reaguar në një postim në rrjetin social Facebook ndaj vendimit të PZAP-SË.

Ai thotë se nga verdikti i qytetarëve të Dragashit, Bexhet Xheladini është kryetar përcjell televizioni Opoja.

Ky është postimi i tij në Facebook:

PRO vullnetit të qytetarëve dhe KUNDËR çfarëdo tavoline që synon deformimin e vullnetit të tyre.
Nga verdikti i qytetarëve të Dragashit, Bexhet Xheladini është kryetar. Në kutitë e votimit është zëri i tyre, andaj nuk ka tavolinë që mund ta shuaj këtë zë, ngaqë është i shenjtë – është besim. Çdo përpjekje për deformim të vullnetit të qytetarëve është sulm mbi demokracinë. Do të shfrytëzojmë të gjitha mjetet ligjore dhe do të trokasim në të gjitha dyert e partnerëve ndërkombëtar që monitorojnë zgjedhjet, në mënyrë që të mos lejojmë assesi përmbysjen e vullnetit të qytetarëve. Mbrojtja e demokracisë është detyra jonë. Dhe do ta mbrojmë gjithsesi.

Lajme të përafërta

Konjufca takon shefin e EULEX-it: stabiliteti politik dhe zbatimi i ligjit

TV OPOJA
April 24, 2021

Rreth 5 mijë qytetarë kanë hequr dorë nga nënshtetësia e Kosovës sivjet

TV OPOJA
November 17, 2018

Shtetasit e Shqipërisë do të mund të punojnë lirshëm në Kosovë

TV OPOJA
April 21, 2021
Exit mobile version