TV OPOJA
Aktualitet

Apel për Ministrin e Shëndetësisë dhe IKSHPK nga Granit Rifaj anëtar i Asamblesë Komunale nga radhët e Partisë Demokratike në Dragash

APEL MINISTRISË SË SHËNDETËSISË DHE IKSHPK: KENI OBLIGIM TË BËNI TESTIMIN E FAMILJARËVE TË TË PREKURVE ME COVID-19 NË KOMUNËN E DRAGASHIT, PO E RREZIKONI JETËN E SHUMË QYTETARËVE ME NEGLIZHIMIN E KËSAJ KOMUNE.

Si anëtar i asamblesë komunale në Dragash shprehi brengën time për mos testimin e familjarëve të të prekurve nga Covid-19 në komunën e Dragashit, kjo tregon edhe një herë sa të pa aftë janë Qeveria në largim Kurti dhe Ministria e Shëndetësisë në menagjimin e situatës.
Këta jo vetëm që po tregojnë se janë të pa aftë por po dëshmohet së nuk brengosen për qytetarët e Republikës së Kosovës sepse fillimisht bëjnë teste për veten e tyre ndërsa i harrojnë 40 mijë qytetarë të Dragashit, sikur nuk ju mjaftoi që ta zvogëlojnë në minimum bugjetin për rrugën Zhur-Dragash-Brod-Zapllugje tash kjo qeverisje as nuk po e merr mundin të vjen t’i testojë familjarët e të prekurve me COVID-19 në komunën e Dragashit, ndoshta po presin që komuna e Dragashit të shndërrohet në vatër të pandemisë.
Nuk ju bën përshtypje as thirrja publike e kryetarit të komunës z. Shaban Shabani dhe as kërkesa e koordinatorit të Qendrës Operative në Dragash, e as thirrja publike e vetë familjarëve që të vijnë sa më shpejtë në komunën e Dragashit që t’i marrin mostrat për familjarët e prekur.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Lajme të përafërta

Uran Halimi: Mund të më kërcënoni me shkarkim por fare nuk më trembni

TV OPOJA
February 8, 2022

Aktivitetet për nder të 11 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Në komunen e Dragashit.

TV OPOJA
February 14, 2019

Djathi i Sharrit i mbrojtur përmes treguesit gjeografik!

TV OPOJA
November 21, 2018
Exit mobile version