TV OPOJA
Aktualitet

Aktivitetet për nder të 11 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Në komunen e Dragashit.

Aktivitetet për nder të 11 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, 17 Shkurtit
2019/02/14 – 8:59

Njoftohen qytetarët se për nder të 11 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, 17 Shkurtit do të ketë organizime të ndryshme kulturo-artistike e sportive.

Më datë 15/02/2019, e premte, do të mbahet finalja e volejbollit për femra në sallën sportive në Shkollën e mesme “Ruzhdi Berisha”. Po në këtë datë, në ora 14:00, në Q.S “Qëndresa” në Kapre, do të mbahet finalja e futbollit të vogël mes nxënësve të shkollave fillore, me finaliste shkollat fillore “Ilmi Bahtijari” dhe “28 Nëntori”, kurse nga ora 15:00, në Q.S “Aroma” do të mbahet finalja e futbollit të vogël mes arsimtarëve, mes ekipeve të shkollave fillore “Ulina” dhe “Fetah Sylejmani”.

Të dielën, më datë 17/02/2019, me fillim nga ora 10:00, në sallën e Komunës së Dragashit, mbahet akademia solemne kushtuar kësaj feste, për të vazhduar më pas me vënien e kurorave në Shtatoren e Adem Jasharit, Varrezave të Dëshmorëve në Dragash dhe Buqe.

Më pas, duke filluar nga ora 12:00, Shoqëria kulturore “Bresana” do të bëjë një defile duke filluar nga stacioni i autobusave deri në qendër para komunës. Më pas do të mbahen aktivitete kulturore në Sheshin Adem Jashari.

Pjesëmarrja sa më masovike e juaja në këto manifestime, do ta bëjë edhe më madhështore këtë festë.

Mirë ardhshi!

Lajme të përafërta

NJOFTIM: Këshilli i Bashkësisë Islame në Dragash tregon kur bëhet duaja a haxhinjëve dhe nisja për Haxh

TV OPOJA
June 27, 2022

Arrestohet një person në fshatin Blaç të komunës së Dragashit.

TV OPOJA
June 21, 2021

Shënohet Dita e Fëmijëve në shkollat e komunës sonë (Foto)

TV OPOJA
June 1, 2023
Exit mobile version