TV OPOJA
Aktualitet

Mësohet se kush do të jetë Kryesues i Asamblesë komunale në Dragash

Anëtari më i vjetër i asamblesë komunale të Dragashit, Samidin Xheladini, ka thirrur për datën 30 dhjetor 2021 në ora 11:00 mbledhjen e radhës, ku pikë e rendit të ditës do të jetë, Zgjedhja e Kryesusit të kuvendit komunal raporton televizioni Opoja.

Në bazë të disa burimeve mbrenda subjekteve politike redaksia e televizionit Opoja kupton se kandidati i propozuar për Kryesus të Asamblesë komunale do të jetë, Uran Halimi, nga Lëvizja Vetëvendosje Qendra në Sharr.

Kujtojmë se Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Dragash kishte koalicion parazgjedhor me subjektin politik Lëvizja Vetëvendosje Qendra në Sharr.
Në kuadër të kesaj marrëveshje është paraparë që Kryesus i Asamblesë komunale të jetë nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje.

Lajme të përafërta

Dega e OVL-së në Dragash protestonë në mbrojtje të vlerave të UÇK-së (Video, Foto)

TV OPOJA
July 9, 2020

Selim Kryeziu emërohet Drejtor i Arsimit në komunën e Dragashit

TV OPOJA
January 12, 2022

Shoqata Humanitare Opoja, fillon aksionet e ndihmave

TV OPOJA
March 29, 2020
Exit mobile version