TV OPOJA
Kronika

Ambasadori Austriak në Kosovë, vizitoi OJQ AVOKO (Video, Foto)

Dje në zyret e Avoko ishin për vizitë Ambasadori Austriak në Kosovë, z. Georg Schnetzer, së bashku me ekipin e tij, ku vizituan aktivitetet e OJQ AVOKO që ishin duke u zhvillaur se bashku me psikologun z. Valdet Plakolli dhe të rinjë nga komuna jonë rreth orientimit professional.

Ata u informuan me metodologjinë e punës, organizimin e trajnimeve dhe aktivitetet e tjera të Avoko. Ambasadori dhe ekipi i tij vizituan edhe projektin Avoko Tech House, ku shfaqen një interesim të veçantë për punën që Avoko po bën në Komunën e Dragashit.

Pasi u informua për punën, ambasadori Schnetzer përgëzoi dhe inkurajoi të rinjtë si dhe falënderoi OJQ-në Avoko për aktivitete të tilla në dobi të të rinjve.

“Mendoj se ky projekt këtu është veçanërisht i rëndësishëm, sepse të jep mundësinë ose të ndihmon të gjesh një rrugë apo rrugë për të ardhmen tuaj profesionale, dhe këto janë disa hapa të mirë për ju drejt një të ardhmeje, ndaj ky projekt duhet t’ju ndihmoj dhe do t’ju ndihmojë të gjeni punë të mira në të ardhmen, prandaj isha i interesuar të dija më shumë rreth këtij projekti dhe erdha të shoh detajet se si funksionon këtu.”

©TVOPOJA

 

Lajme të përafërta

Filloi mbarë Testi i Maturës Shtetërore 2020 në komunën e Dragashit (Video)

TV OPOJA
August 29, 2020

Në Dragash hapet TECH HOUSE, shkolla digjitale e mbështetur nga Ambasada Amerikane (Video, Foto)

TV OPOJA
October 19, 2022

Biblioteka publike e Dragashit është pasuruar me mbi 80 tituj të rinj librash (Video, Foto)

TV OPOJA
July 21, 2022
Exit mobile version