TV OPOJA
Arsim

Biblioteka publike e Dragashit është pasuruar me mbi 80 tituj të rinj librash (Video, Foto)

Profesori universitar Shpëtim Cami, së bashku me vëllain e tij, shkrimtarin dhe poetin e njohur nga Shqipëria, Sakip Cami, sot kanë vizituar komunën e Dragashit, meqrast u priten në takim nga kryetari i komunës z. Bexhet Xheldini, së bashku me drejtorin e arsimit dhe drejtoreshën për kulturë, rini dhe sport.

Në takim profesori Cami u njoftua nga afër për komunën e Dragashit dhe veçanërisht për arsimin në komunën tonë, ndërsa në anën tjetër propozoi më shumë bashkëpunim dhe shkëmbim të përvojave mes komunave nga të dyja anët e kufirit.

Ndërsa në fund është nënshkruar edhe akt-dhurimi, në bazë të së cilës ky delegacion nga Shqipëria ka dhuruar një numër të konsiderueshëm librash për bibliotekën e Dragashit!

Lajme të përafërta

Nxënësit fitues në garat e shkencave të natyrës, sot garuan në garat republikane

TV OPOJA
February 1, 2020

Qeveria e Bullgarisë ndihmon arsimin në Dragash

TV OPOJA
December 16, 2022

Manifestohët dita e shkollës Fetah Sylejmani (Video, Foto)

TV OPOJA
April 26, 2019
Exit mobile version