TV OPOJA
Aktualitet

Ambasada Amerikane e interesuar për investime në shkollën e Restelicës

Sot, SHFMU “Restelica” në Restelicë u vizitua nga Cory Schmidt – Zëvendës Udhëheqës i Ekipit për Mbështetje Civile Ushtarake nga Ambasada Amerikane në Prishtinë dhe Drejtori i Arsimit në Dragash Vloran Cenaj, ku u pritën nga drejtori i shkollës Jusuf Hoxha i cili i shpalosi prioritetet e shkollës.

Me këtë rast nga përfaqësuesit e Ambasadës shprehën interesimin për të investuar në të ardhmen në këtë shkollë, ndërsa Drejtori i Drejtorisë Komunale u shpreh se komuna e Dragashit dhe Drejtoria e Arsimit janë të hapura për bashkëpunim me cilindo partner kombëtar apo ndërkombëtar dhe shprehu falënderime për popullin amerikan dhe qeverinë amerikane duke theksuar mundësinë e një renovimi të tërësishëm të kësaj shkolle në vitet e ardhshme dhe rregullimin e fushës sportive.

Lajme të përafërta

Pas pandemisë PDK në Dragash mbledh strukturën e saj

TV OPOJA
June 5, 2020

Pas një aksioni të inspektoratit, nga e shtuna në Dragash gjatë “orës policore” mbyllen edhe marketet

TV OPOJA
April 6, 2020

Shoqata e Afaristëve “SHARRI” mbrëmë organizoi iftar të përbashket (Video, Foto)

TV OPOJA
April 24, 2022
Exit mobile version