51 vite nga themelimi i shkollës “Ruzhdi Berisha”, këtë vitë si pasoj e Covid-19 nuk po manifestohet e përkujtohet kjo ditë, për këtë arsye drejtori i kësaj shkolle z. Shukri Nebiu iu drejtua mediumit tonë për ti uruar të gjith mësimdhënësit dhe nxënësit e kësaj shkolle.
Sot, më 18.04.2020 është përvjetori i 51-të i themelimit të shkollës së mesme të lart “Ruzhdi Berisha”, e ky përvjetor ndryshe nga tjerët na gjen të izoluar në shtëpit tona e jo të tubuar për të përkujtuar këtë ditë, për shkak të gjendjës aktuale botrore me pandemin Covid-19 të gjitha organizimet, përkujtimet e aktivitetet janë pushuar.
Shkolla jonë sot feston 51 vjetorin e saj të themelimit por në të njejtën kohë si çdo vitë ne sot përkujtojm edhe profesorin dhe deshmorin Ruzhdi Berisha, emrin e të cilit e mban me shumë krenari shkolla jone.
Gjimnazi “Emin Duraku” u themelua në vitin 1969 nga sekretariati i atëhershem krahinor për arsim, me një kërkesë drejtuar ministrisë së arsimit për riemrimin e shkollave, me datë 06.09.2005 u mor vendimi që shkolla e mesme gjimnazi „Emin Duraku“ të ri emrohët me emrin “Ruzhdi Berisha”.
Shkolla “Ruzhdi Berisha” ishte dhe do të mbetet vatër e dritës dhe dituris në shumë gjenerata, nga gjiri i saj dolen shumë intelektual që sot e kësaj dite janë krenaria e kësaj treve.
Në emrin tim si drejtor i shkollës dhe në emër të gjithë mësimdhënësve ju uroj ditën e shkollës nga larg e shpresojmë që sa më shpejt të kaloj kjo pandemi dhe të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit të ju kthehen bankave shkollore.
©TVOPOJA