TV OPOJA
Aktuale

Zvicra do të vazhdojë ta ndihmojë Kosovën në sektorin e ujërave

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, sot kanë nënshkruar marrëveshjen për vazhdimin e përkrahjes nga Qeveria Zvicerane ndaj Këshillit Ndërministror për Ujëra në Kosovë deri në vitin 2020.
Me këtë rast, Haradinaj ka falënderuar Qeverinë e Zvicrës për ndihmën që i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Kosovës në të gjitha fushat, veçmas në atë të ujërave.

Ai e ka vlerësuar lart kontributin e shtetit zviceran për Projektet e financuara, e të cilat kanë ngritur furnizimin me ujë të pijes te shumica e amvisërive në Kosovë, si në zonat rurale po ashtu ato urbane, prej 47% mbulueshmëri në vitin 1999 në gati 94% furnizim me ujë në ditët e sotme.
“Qeveria e Zvicrës që nga viti 1999, në vazhdimësi ka përkrahur sektorin e ujërave në Kosovë në të gjitha nivelet dhe prej vitit 2009 është përkrahëse e Këshillit Ndërministror për Ujëra në Kosovë që nga themelimi i tij”, ka thënë Haradinaj.
Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, tha se me këtë marrëveshje Qeveria Zvicerane do të vazhdojë mbështetjen e Këshillit Ndërministror për Ujëra deri në vitin 2020.

Lajme të përafërta

Dragash: Punëtori e punëdhënësi përleshen për çështje të pagesës

TV OPOJA
November 5, 2018

Këta janë emrat e dy të arrestuarve për therjen me thikë në Prizren

TV OPOJA
June 23, 2022

Nga data 8 qershor rihapen çerdhet në Kosovë

TV OPOJA
May 31, 2020
Exit mobile version