TV OPOJA
Ekonomi

ZRRE ul çmimin e energjisë elektrike për bizneset

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) në mbledhjen e tetë për këtë vit, ka marrë vendim për tarifat e energjisë elektrike me pakicë që do të aplikohen nga Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU – KESCO). Sipas këtij vendimi tarifat e reja që do të zbatohen nga data 1 nëntor 2018, për amvisëri do të mbesin të njëjta, përderisa ato të konsumatorëve industrial, komercial dhe për ndriçimin publik do të zbresin për 5 për qind.
Këto tarifa janë rezultat i të Hyrave të Lejuara Maksimale (HLM) të aprovuara për operatorët e Transmetimit/Tregut (KOSTT), Shpërndarjes (KEDS) dhe Operatorin e Furnizimit të Shërbimit Universal (KESCO) si dhe reflektojnë koston e shërbimit të ofruar për grupet përkatëse tarifore.

“Tarifat e vendosura do të zbatohen sipas Strukturës tarifore të vendosur në mars të vitit 2017, sipas të cilës tek të gjithë konsumatorët fundorë aplikohen vetëm tarifat ditore – tarifa e lartë dhe e ulët (ditë-natë). Kjo Strukturë tarifore ka për qëllim nxitjen e konsumatorëve për të zhvendosur një pjesë të konsumit nga koha e pikut (ditën) në kohën jashtë pikut (natën) kur ngarkesa në sistem është më e ulët. Nga 1 tetori deri me 31 mars, tarifa e lartë do të zbatohet prej orës 07:00-22:00 dhe tarifa e ulët do të zbatohet prej orës 22:00-07:00. Përderisa nga 1 prill deri me 30 shtator tarifa e lartë do të zbatohet prej orës 08:00-23:00, ndërsa tarifa e ulët do të zbatohet prej orës 23:00-08:00”, thuhet në njoftimin e ZRRE-së, përcjell Telegrafi.

Gjithashtu në këtë mbledhje Bordi ka miratuar ndryshimet dhe plotësimet e Rregullave të Tregut, amendamentimin e Udhëzuesit për Liberalizimin e Tregut, amendamentimin e Marrëveshjes për Furnizim me Ngrohje e lidhur në mes të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe NQ “Termokos” Sh.A. dhe ka shqyrtuar një numër të ankesave të konsumatorëve si dhe çështje të tjera të menaxhimit të Zyres së Rregullatorit për Energji.

Lajme të përafërta

Drejtori i ekonomisë dhe financave në Dragash tregoj arsyen në ngecjen e raportit tre mujor per vitin 2019

TV OPOJA
May 3, 2019

Lajm i keq për Dasmat Opojare: Rritet çmimi i arit

TV OPOJA
June 21, 2022

Mbi 95 për qind e grurit të importuar, nga Serbia

TV OPOJA
November 19, 2018
Exit mobile version