TV OPOJA
Aktuale

Zjarrfikësve do t’iu paguhen orët shtesë jashtë orarit zyrtar të punës në vitin 2019

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa më datë 8 nëntor ka pritur në takim Muharrem Beka nga Sindikata e Zjarrfikësve, me ç’rast për së afërmi është njoftuar për kërkesat e tyre, shqetësimet dhe në tërësi për gjendjen e Zjarrfikësve në nivel vendi.

Pas këtij takimi ministri Mustafa, përveç që ka dhënë kontributin e tij në bashkëpunim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, RamushHaradinaj për votimin e koncept dokumentit për financat e Pushtetit Lokal në mbledhjen e Qeverisë, të datës 13 nëntor, gjithashtu ministri Mustafa ka ndërmarrë hapa konkret dhe për dy kërkesat tjera të sindikatës së zjarrfikësve, njëra për rritjen e pagës së rrezikshmërisë në punë dhe tjetra për pagesën e orëve shtesë dhe orët e gjatë punës në ndërrimin e natës.
Me këtë rast ministri Mustafa pas konsultimeve intensive me zyrtarët përkatës, shprehë gatishmërinë e plotë që në buxhetin e propozuar për vitin 2019-të, kategorisë së zjarrfikësve, t’iu paguhen orët shtesë jashtë orarit zyrtar të punës dhe të shikohet çdo mundësi ligjore që të rritet pagesa për rrezikshmërinë.

Lajme të përafërta

Buxheti për shërbimet sekrete amerikane u rrit në vitin 2018

TV OPOJA
October 31, 2018

Haradinaj: Mali i Zi është partner i Kosovës në planin ndërkombëtar

TV OPOJA
October 25, 2018

Pas vendimit të Supremes për Dragashin, mblidhet KQZ-ja

TV OPOJA
November 25, 2021
Exit mobile version