Ai shtoi se, Zgatar Electronics është kompania e vetme në Ballkan që prodhon pajisje filmike.

“Jemi prodhues të vetëm në Ballkan të pajisjeve filmike (kranëve). Po ashtu, jemi kompania e vetme që ofrojmë të gjithë gamën e produkteve, duke filluar bateritë deri te kamerat filmike që janë më të shtrenjta në treg”, përfundoi ai.

Fotografi dhe artisti Jetmir Troshani tha se ofrimi i kësilloj pajisjeve teknologjike është risi në tregun e Shqipërisë, ku përveç kualitetit të tyre, kompania posedon të gjitha pajisjet e nevojshme për fotografët.

Ndërsa, për fotografin dhe klientin e rregullt Sefer Susuri, i cili kishte ardhur nga Prizreni në Tiranë, për të marrë pjesë në hapjen zyrtare, Zgatar Electronics është kompani tejet e besueshme për klientin dhe për pajisjet që ofron në treg.

I lumtur për hapjen e kësaj pike në tregun shqiptar, por edhe i befasuar këndshëm me atë se çfarë do të ofroj Zgatar Electronics në Tiranë, ishte edhe artisti Kosta Zhonga.

Pika e shitjes së Zgatar Electronics në Tiranë, ndodhet te Qendra Tregtare “City Park”.