Zëvëndës Ministri i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve z. Resul Makreshi së bashku me asistentin e tij z. Bexhet Bajrushi, kanë vizituar Komunën e Dragashit dhe kryetarin Bexhet Xheladini raporton TV Opoja.
Në këtë takim u diskutua në lidhje me një projekt të dedikuar për komunitetin joshumicë nga MFPT që është ndërprerë dhe nuk është përfunduar për shkak të parregullësive.
Bëhet fjalë për një projekt që ishte nënshkruar në vitin 2019, ku në komunën tonë ishin planifikuar të ndërtohen 12 shtëpi nga të cilat vetëm 6 janë përfunduar.
Zv. Ministri dhe kryetari u pajtuan që këto projekte të përfunfojnë këtë vit.
Komuna do të mbikqyrë transferet dhe do të subvencionoj projektet deri 20 %, ndërsa Ministria do të transferoj mjetet familjeve përfituese./opoja.tv