TV OPOJA
Aktuale

Zemaj: Rritja e numrit të të infektuarve, rezultat i mosrespektimit të masave

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë thirrje për respektim të masave mbrojtëse nga koronavirusi.

Ai përmes një video të postuar në Facebook, ka thënë se rritja e numrit të të infektuarve po vjen nga mosrespektimi i rekomandimeve nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Ai thotë se “rreziku është që nëse nuk respektohen masat mbrojtëse, mbingarkohet sistemi shëndetësor, rëndohet puna e mjekëve”.

“Ne dhe qeveria po bëjmë çmos të mos i kthejmë masat e izolimit. E kemi mbështetur IKSHPK që t’i shtojë testimet në masë. Po angazhohemi në testimet tjera masive. Kjo do të na mundësonte që të kemi në kontroll situatën pandemike. Kjo do të na shpejtësonte lehtësimin e masave”, ka thënë ai.

Lajme të përafërta

Tentimvrasje me sëpatë, 30 ditë paraburgim të pandehurit nga Zaplluxha

TV OPOJA
November 3, 2018

Review of New Audi Q Series Cars

TV OPOJA
June 4, 2016

29 aksidente kanë ndodhur gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë

TV OPOJA
December 2, 2018
Exit mobile version