TV OPOJA
Shëndetësi

Zemaj: Karantina mund të kthehet vetëm nëse e humbim kontrollin e kujdesit

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka thënë se rënia e numrit të të infektuarve dhe vdekjeve nga COVID-19 i ka lehtësuar të gjithë, posaçërisht stafin shëndetësor, por akoma duhet shumë kujdes.

Zemaj në disa raste është kritikuar për menaxhimin e situatës së pandemisë, por ai ka thënë se përpos që nuk ka qenë koha për kritika, vetë ai nuk është marrë me to.

“Nuk jam marrë me kritikat. Jam marrë me punë, detyrat dhe obligimet e mia, menaxhimin e situatës, bashkimin e njerëzve në një front të përbashkët për të luftuar pandeminë në të gjitha nivelet, zgjerimin e kapaciteteve të infrastrukturës së shëndetësisë, mundësinë për t’iu dalë në ndihmë njerëzve në këto situata të vështira.Koha nuk ka qenë për kritika, por ka qenë koha për punë të përbashkët. Është pandemi globale që nuk e prek një zonë, individ ose familje të caktuar. Kritikat iu mbetën atyre që kanë qenë të thirrur për të kritikuar, ndoshta edhe pa vend, e shpesh herë edhe duke e banalizuar. Nuk do të thotë që s’ka vend për kritika, sugjerime dhe vlerësime”, tha Zemaj.

Zemaj ka thënë se ndryshimi i qasjes ka dhënë rezultate produktive në menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19.

“Në fillim e kam vlerësuar edhe unë dhe ekspertët që i afrova rreth vetes që më kanë këshilluar në aspektin shkencor rreth situatës epidemiologjike se duhet të kemi transparencë të plotë ndaj luftimit të COVID-19. Ishte një sfidë, sepse njerëzit kaluan nga izolimi i plotë tremujor në një hapje.Unë kalova në nivel tjetër të komunikimit, krahas transparencës të plotë, edhe të komunikimit direkt – aktiv në terren. Kaluam në organizim të spitaleve rajonale dhe QKMF, komunikimi me kryetarët e komunave, si dhe ndarja e të gjitha të mirave materiale që unë i posedoja si Ministër i Shëndetësisë. Kjo ndoshta duket nga aspekti joprofesional që është rrezik në vete.Ishte një qasje tjetër që dha rezultate produktive në vetëdijësimin e opinionit. Për mua kjo u kthye në rezultate pozitive, sepse kaloi niveli i komunikimit nga ‘virusi nuk ekziston’ në ‘virusi ekziston dhe po merr jetë’”, shtoi ai në KlanKosova.

Ministri i Shëndetësisë ka thënë se po provojnë që deri në muajin dhjetor të sigurohen 500 mijë vaksina kundër gripit sezonal.

“Kemi siguruar një numër të konsiderueshëm të vaksinave që në krahasim me vitin e kaluar është më i lartë. I posedojmë 160 mijë e 500 vaksina që në fund të këtij muaji do të shpërndahen, derisa pjesa tjetër është në proces të sigurimit. Gjatë dhjetorit presim edhe pjesën tjetër që duhet të arrijë në 500 mijë vaksina kundër gripit sezonal që është bukur e vështirë, sepse mungesa e tyre është evidente në tregun evropian”.

A ka rrezik që Kosova të kthehet në karantinë?

“Në karantinë mund të na kthejë vetëm nëse ne e humbasin kontrollin e kujdesit. Për këtë arsye secila hapje është bërë me masat e vlerësimit dhe mbikëqyrjes. Ne do t’i shtojmë këto ditë, sepse në lëvizje nëpër komuna të ndryshme e kam parë se nuk po mbahet partneriteti dhe devotshmëria për respektim të masave që janë vendosur nga Qeveria e Kosovës. Këto ditë do ta shtojmë komunikimin me Inspektoratin Sanitar dhe Policisë së Kosovës dhe do të kërkoj zbatim strikt të masave.Çdo rritje e numrit të infeksioneve mund të na kthejë në aspekte restriktive që mund të nënkuptoj diku mbyllje, izolim, apo kufizim të lirisë së lëvizjes. Nuk do të kemi asnjë pardon, sepse për mua primare është ruajtja e shëndetit publik”.

Lajme të përafërta

Infermierët e Kosovës në protestë, kërkojnë rritje të pagës

TV OPOJA
April 29, 2021

QKMF “Adem Berisha” në Dragash pranon një donacion nga Action for Mothers and Children

TV OPOJA
June 2, 2022

Ambulanta në fshatin Bresanë për më shumë se tre muaj nuk kryen analizat, të cilat janë kryer më parë!

TV OPOJA
February 18, 2022
Exit mobile version