TV OPOJA
Aktualitet

Xheladini: Rreth 200 dëshmi të mërgatës e faktojnë fitoren tonë në Dragash

Kandidati i LDK-së, për kryetar të Dragashit, Behxhet Xheladini, ka thënë se janë rreth 200 dëshmi nga mërgat që e faktojnë fitoren e tij në këtë Komunë.

Këtë deklaratë, Xheladini e bëri përmes rrjetit social Facebook, përcjell televizioni Opoja.

Postimi i plotë:

Rreth 200 dëshmi të mërgatës e faktojnë fitoren tonë në Dragash. Këto dëshmi dhe të tjerat, do të pamundësojnë përmbysjen e vullnetit të qytetarëve dhe rrezikimin e demokracisë në komunën tonë.

Kujtojmë që PZAP, ka marrë vendim që të anulohet të gjitha votat nga diaspora dhe të mos përfshihen në rezultatin përfundimtar nga KQZ-ja.

Kundër këtij vendimi të PZAP-së, ka reaguar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ata kanë dorëzuar ankesë dhe deshmi në Gjykatën Supreme.

Gjykata Supreme ka një afat prej 72 orësh nga dorëzimi i ankesës, për të marr një vendim rreth kësaj qështje.

Lajme të përafërta

Furnizohën me materiale mbrojtëse institucionet në Dragash

TV OPOJA
April 15, 2020

Me 19 shkurt, do të organizohet turneu tradicional i shahut në Dragash

TV OPOJA
February 11, 2023

Krenar të jesh opojali

TV OPOJA
November 1, 2018
Exit mobile version