TV OPOJA
Politik

Xheladini falënderon Shabanin, jemi dakorduar që në kohë optimale do të bëhët pranim-dorëzimi i detyrës

Pas pranimit të rezultatëve nga kryetari i deritanishëm z. Shaban Shabani, kryetari i sapo zgjedhur i komunës së Dragashit z. Bexhet Xheladini e ka falënderuar atë për qytetarin e treguar me këtë rast, më tej ai shton se pas bisedes telefonike ata jan dakorduar që në kohë optimale do të bëhët pranim-dorëzimi i detyrës së kryetarit dhe i stafit të kryetarit.
Më posht postimi i plot i z. Xheladini në facebook:
TË NDERUAR QYTETARË TË KOMUNËS SË DRAGASHIT
Sot, kryetari i deritashëm, z. Shaban Shabani, publikisht ka pranuar rezultatët e zgjedhjeve, me ç’rast ka hapur rrugë për cerifikimin e rezultatit nga ana e KQZ-së.
Z. Shabani, sot gjithashtu më ka telefonuar dhe më ka ururar detyrën e re. Bashkë jemi dakorduar që pas certifilimit të rezultatëve, në kohë optimale do të bëhët pranim-dorëzimi i detyrës së kryetarit dhe i stafit të kryetarit.
Për të mirën e përgjithshme të qytetarëve tonë, u zotuam për një bashkëpunim korrekt pozitë- opozitë.
E falenderoj z. Shabani për qytetarinë e treguar me këtë rast.
Qytetarë të nderuar, të nderuar aktivistë , tani zgjedhjet kanë përfunduar. Ju lutem të silleni me dinjitet.Jemi në demokraci dhe në demokraci pushtetët ndërrohen. Tani nuk ma duhen fjalë, por punë dhe vetëm punë.
Na priftë e mbara dhe faleminderit të gjithëve!

Lajme të përafërta

Ujësjellësin do ta bëjmë, reagimi i drejtorit të administratës pas mos votimit të amendamenteve

TV OPOJA
December 15, 2022

Bexhet Xheladini flet për konkursin e ”Eco-Regjionit” ku opozita akuzon për punësime familjare e partiake

TV OPOJA
June 1, 2022

Reagon kryetari Xheladini, aktin më skandaloz, antiligjor dhe jodemokratik e ka bërë vetë kryesuesi në largim!

TV OPOJA
December 7, 2023
Exit mobile version