TV OPOJA
Aktualitet

Xhaledini propozon emrin për Nënkryetar të Komunës nga Komunitetet, opozita e kundërshton propozimin

Kryetari i Dragashit, Bexhet Xheladini, ka propozuar emrin e Munezer Kuka, si nënkryetar për komunitete për komunën e Dragashit, përcjell televizioni Opoja.

Këtë propozim të Xheladinit e ka kundërshtuar grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, dhe asambleisti i Pokret Za Gorës, Nedzmidin Sejdilar.

Arsyja e tyre ka qënë se ky person nuk është prezent në sallën e Kuvdendit Komunal të Dragashit, dhe se ata nuk do të marrin pjesë në votim pa prezencën e tij.

Grupi i asambleistëve të PDK-së, së bashku me Nedzmedin Sejdilar, kanë kërkuar që votimi i nënkryetarit për komunitetet të bëhët në një sancë tjetër, ku do të jetë prrzent edhe i propozuar Munezer Kuka.

Në fund Kuvendi Komunal i Dragashit, vendosi që me 24 vota Pro, të bëhet votimi i fshehtë për zgjedhjen e nënkryetarit për komunitete.

Pasi nuk u pranua kërkesa e grupit të asambleistëve të PDK-së, ata vendosen që të bojkotojë procesin e votimit.

Lajme të përafërta

Testohet stafi i shkollës “Ruzhdi Berisha”, pesë raste pozitive me COVID!

TV OPOJA
October 19, 2020

Organizohët festivali i parë mbarkombëtar në Dragash, Opoja Vallëzon (Njoftim, Info)

TV OPOJA
July 19, 2019

Dëshmitari: Kompania e djalit të ish-drejtorit në Dragash ka qenë ofertuesja më e lirë për riparimin e veturave

TV OPOJA
March 7, 2020
Exit mobile version