Komuna e Sharrit në mjerim socio-ekonomik, institucionet e saj shfrytëzojnë fonde të taksapaguesëve për të blerë gardëroba në vlerë 990.00€
Dëshira e të rinjëve për të ikur nga ky vend (saktësisht në komunën tonë, vetëm në vitin 2019, rreth 350 të rinj janë në procese vizash), situata e rëndë socio-ekonomike, vështirësia gjithjë e më e madhe e banorëve për të siguruar një jetesë normale, nuk po iu bëjnë përshtypje institucioneve lokale këtu në Sharr.
Në këtë fotografi po paraqesim faturën e blerjes së “uniformave” të inspektorëve komunal të komunës tonë. Të cilësuara si uniforma, këto komplete rrobash që janë blerë për dukjen personale të inspektorëve komunal, i kanë kushtuar buxhetit të komunës, rrjedhimisht taksapaguesëve 990.00€.
Pa menduar dy herë e dimë mirë se gjendja në komunën tonë nuk është aspak e mirë, përfshirë këtu edhe faktorët e lartcekur.
E dimë se sa raste janë të nevojshme për përfshirjen në skemat sociale e iu pamundësohet një gjë të tillë për shkak të kufizimeve buxhetore.
Qytetarët e komunës së Sharrit po e kuptojnë çdo ditë e më shumë se kjo qeverisje është në përbërje e re e në mendësi e vjetër. Rrjedhimisht po e kuptojnë që ndryshueshmëria për ta në relacionin keqpërdorim-jokeqpërdorim, është e pamundur.
Me qeverisjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE! këto gjëra do të marrin fund. Komuna jonë nuk ka as lluksin e as mundësinë që të përkujdeset edhe për dukjen e zyrtarëve komunal.
Epiqendër në kohën e qeverisjes tonë do të jetë qytetari, e saktësisht e pakrahasimisht më i madh për ka rëndësia, qytetari i varfër e i margjinalizuar, shpresa e të cilit thuajse e ka humbur kuptimin.
Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Sharr,
8 prill, 2019
©TVOPOJA