TV OPOJA
Aktuale

Vulin: Duan ta rrëzojnë Vuçiqin, të vijë një president tjetër e ta njohë Kosovën

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, tha sot se “e vetmja mënyrë që Serbia ta njohë Kosovën është që të rrëzohet presidenti Aleksandar Vuçiq dhe ai të zëvendësohet me ndonjë [president] të dëgjueshëm dhe të dobët”.

“Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ata të bashkësisë ndërkombëtare që e lejojnë të vendosë taksat dhe të shkel Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe CEFTA-s e dinë këtë. Prandaj, aplikimi i taksës dhe demonstrimi i forcës ndaj serbëve në Mitrovicë është pjesë e një aksioni të njëjtë, i cili ka për qëllim rrëzimin e Vuçiqit në radhë të parë, si një parakusht i domosdoshëm për njohjen e Kosovës unike në tërësinë e saj të plotë territoriale”, tha ministri Vulin, përmes një komunikate për shtyp, përcjell Telegrafi.

Siç raporrtojnë mediat serbe, Vulin potencoi se “derisa Vuçiq e udhëheq Serbinë, ideja për një Kosove të pavarur do të pësojë humbje dhe këtë nuk do t’ia falin fuqitë e mëdha”.
Reagimi i ministrit serb vjen pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cila ka thënë se taksa doganore prej 100 për qind për mallrat nga Serbia nuk do të shfuqizohet derisa Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës. /Telegrafi/

Lajme të përafërta

Rregullat e reja për aplikim për viza – Ambasada e Gjemranisë njofton se terminet mund të rezervohen qysh tani përmes këtij linku

TV OPOJA
June 26, 2022

Krerët e Qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës bashkë në Prizren përurojnë shtatoret e liderëve historikë

TV OPOJA
November 25, 2018

Personat që vijnë në Kosovë nga vendet me rrezik të lartë duhet të kenë testin për COVID-19 ose do të izolohen për 7 deri 14 ditë

TV OPOJA
October 5, 2020
Exit mobile version