Është duke vazhduar periudha për përsëritjen e votimit për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit, e cila ka filluar më 29 nëntor.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka thënë për IndeksOnline se deri këtë të hënë, KQZ ka pranuar 137 pako të supozuara me fletëvotime.
“Duke u mbështetur në ligj, KQZ do të pranojë fletëvotime më së largu deri më 13 dhjetor”, ka thënë Elezi.
Të drejtën për të votuar përmes postës e kanë vetëm 1,090 votuesit jashtë Kosovës të komunës së Dragashit, të cilët janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës 10 korrik – 18 gusht 2021