TV OPOJA
Aktuale

Vonohen ligjet për ushtrinë

FSK

Pavarësisht paralajmërimeve se këtë vit do të miratohen ligjet për ushtrinë e Kosovës, kjo rrezikon të mos ndodhë për shkak të vonesave që pritet të dalin gjatë shqyrtimit të tyre nëpër komisionet parlamentare.
Megjithëse tri projektligjet që mundësojnë transformimin e misionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtarak janë miratuar në lexim të parë nga Kuvendi i Kosovës pritet që Kosova të mos bëhet me ushtri gjatë këtij viti, kjo për shkak se paralajmërohen vonesa deri te miratimi i këtyre projektligjeve.
Anëtarët e Komisionit për Legjislacion thonë se procedurat e shqyrtimit të projektligjeve në komisione, si dhe diskutimi i tyre në debate publike mund të zgjasë deri në dy muaj, prandaj shprehen skeptikë se këto projektligje do të dalin në seancë gjatë këtij viti.Anëtari i Komisionit për Legjislacion, Sami Kurteshi, është shprehur skeptik se leximi i dytë i Projektligjit për FSK-në mund të shkojë në këtë komision gjatë muajit nëntor.
“Është amendamentimi, diskutimi, debati publik dhe pastaj vjen leximi i dytë, i cili mendoj se vjen brenda e dy-tre muajve”, ka thënë Kurteshi, per Zerin.

Lajme të përafërta

Drejtorët e Arsimit nga Kukësi, Prizreni dhe Dragashi filluan koordinimin për shënimin e 20 vjetorit të Eksodit në Kukës

TV OPOJA
March 27, 2019

Sh.A. Sharri: Taksa do të ndikoj në numrin e të punsuarve

TV OPOJA
November 22, 2018

Përsëritja e votimit nga diaspora për balotazhin në Dragash nis më 29 nëntor

TV OPOJA
November 25, 2021
Exit mobile version