TV OPOJA
Aktualitet

Vonesat e pakuptimta të ndërtimit të rrugës Zhur-Sharr-Brod po marrin fund

Punimet në rrugën Zhur-Sharr-Brod kanë rifilluar e po vazhdojnë me intensitet të lartë përgjatë këtyre ditëve. Sikurëse në shumë rrugë të tjera anembanë vendit, punimet në këtë rrugë të frekuentuar jashtëzakonisht shumë nga qytetarët e komunës së Sharrit dhe jo vetëm, ishin pezulluar si pasojë e mosekzekutimit të pagesave për operatorët e kontraktuar nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës.
Nga viti 2013 kur kishin filluar punimet në zgjerimin dhe rregullimin e kësaj rruge, ka pasur periudhë maratonike të ndërprerjeve, në secilën qeveri e nga secili ekzekutiv i përbërë prej pushteteve të kaluara.

Sot, zv.Ministri i Ministrisë për Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë, z.Hysen Durmishi, ka vizituar për së afërmi dhe inspektuar punimet në rrugën që lidhë qytetin e Sharrit me Prizrenin dhe rrugën Sharr-Brod. Ai është shprehur se punimet do të vazhdojnë me intensitet edhe më të lartë ditët në vijim dhe se është e rëndësisë së veçantë që kjo rrugë të përfundojë sa më parë.

Besimit qytetar të 14 shkurtit as nuk duhet e as nuk do t’i përgjigjemi ndryshe përveçse me përkushtim të lartë për të lehtësuar dhe përmirësuar jetën e qytetarëve, përgjegjësi maksimale ndaj tyre në kryerjen e detyrave që na i kanë besuar dhe çasje krejt ndryshe nga ajo që është parë deri më tani.

Ndryshimi po bëhet i vërejtshëm çdo ditë. Ndryshimi do të bëhet edhe më i plotë në vjeshtën e këtij viti me fitoren plebishitare të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në komunën tonë e në shumë të tjera anembanë vendit. Sepse epokë tjetër ka filluar që nga data 14 shkurt e këtij viti.
Dhe, sepse ndryshimi që do ta sjell kjo epokë nuk ndalet e as nuk tjetërsohet dot thuhet në njoftimin e publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje dega në Sharr raporton televizioni Opoja.

Lajme të përafërta

Dragash: U zhvillua edicioni i dytë i garës ndërkombëtare të skijimit “Dardania Cup”

TV OPOJA
March 7, 2021

Në Shml “Ruzhdi Berisha” Dragash, mbahet orë letrare kushtuar festës së Nëntorit.

TV OPOJA
November 27, 2020

129 raste pozitive me Covid19, nder ta një nga Dragashi

TV OPOJA
June 15, 2020
Exit mobile version