Gjykata Supreme para pak kohe ka marrë vendim që të gjitha votat e ardhura nga diapsora të shkojnë në rivotim për komunën e Dragashit, ku kanë pranuar si të bazuar ankesën e LDK-së.
Lidhur me ketë ka pasur edhe një reagim nga dega e LDK-së në Dragash, përmes rrjetit sociale Facebook, raporton televizioni Opoja.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Ju njoftojmë se Gjykata Supreme ka marrë vendim që disapora e Dragashit të shkojë në rivotim. Për detaje të tjera do të ju njoftojmë në vazhdimësi.
Me respekt,
LDK – Dragash