Viola Lecaj e cila është më prejardhje nga fshati Brezne e komunës së Dragashit e që disa vite e shpërngulur në Prizren më orkestrën Kosovoyouthorchestra nga Prishtina udhëtuan për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në shtetin e Belgjikës.
Viola Lecaj është studente në fakultetin e arteve dega në Muzikë konkretisht në instrumentin Flautë por kjo nuk është e vetmja arsye që kjo ka zgjedhur muzikën për të studiuar.
Viola është e bija e këngëtari të mirënjohur nga treva e Opojës e ai është Rijad Lecaj ku së bashku me të vellaun Mirhatin kishin filluar para tri dekadave të kultivojnë muzikën e mirfilltë shqiptare.
Viola që nga fëmijëria e saj është rritur nën burimin e këngës popullore shqiptare si dhe për suksesin e saj nuk do të kemi fare dyshime në të ardhmën.
Vlenë të përmendet se Viola është një flauliste e shkëlqyer ku më talentin e saj kishte përformuar disa herë para publikut të gjerë.
Në një prononcim për Tv Opoja Viola shprehet tejet e lumtur që kishte arritur së bashku me Orkestrën e të rinjëve të Kosovës (Kosovoyouthorchestra) të rrëmbejë vendin e parë në Belgjik.
Ajo thot se ky çmim po me jep kurajo për të punuar më shumë në këtë drejtim andaj në si redaksi e Tv Opoja i urojmë suksese në karrierën e saj muzikore dhe shpresojmë që të na sjellë edhe çmime të tjera në të ardhmën.