TV OPOJA
Kosova

Viktor Buzhala: Po i arrestojmë me mburrje ata që i arrestoi e torturoi UDB-a pse e rrezikonin Serbinë

Shkruan: Viktor Buzhala

Arrestimi i djeshëm i kryeinspektorit në Ministri të Mjedisit, Bedri Halimit në versionin më të butë, ishte i gërditshëm. I vihen prangat një individi që tanë jetën ia ka kushtuar këtij vendi dhe thirren mediat që ta inçizojnë.

Pse e bëjnë këtë?

Për t’ia bë qejfin UDB’së serbe, apo. Për ti thënë ia e arrestuam, kishit të drejtë edhe ju që e arrestuat nën akuzat për veprimtari kundër Serbisë. Veprim i turpshëm ky.

Në fund rezulton që Bedriu është një nga fukarenjtë e këtij vendi. S’ka kriju prona të veta, ska pare në bankë, është poet e veprimrar i çështjes sonë kombëtare.

Në verzion më të keq ai do të duhej të ftohej nga policia në stacion dhe ti viheshin prangat. Madje, edhe UDB’ja shpesh ia ofronte këtë privilegj. Turpërimi publik i një aktivisti kombëtar, prangosja nën praninë e mediave është turpërim i aktivitetit tonë kombëtar. Çka nëse Bedriu del i pafajshëm? A do të kemi ne nevojë për patriotë që dalin në ballë kur është nevoja, si do të ndihen ata kur ta mendojnë që mund të arrestohen me veprime më të turpshme se të armikut shekullor. A e dini ju policia e këtij vendi që diskreditime të tilla janë diskreditime të vendit?

Këtyre veprimeve përfundimisht duhet thënë stop. Ne duhet ta arrestojmë secilin të dyshuar me bazë për korrupsion, por jo ta turpërojmë para krejt botës dikënd që krejt predispozitat i ka në shërbim të këtij vendi. Arrestoni tinza, pa zë!

Lajme të përafërta

Stadiumi i shkollës fillore “28 Nëntori” në Bresanë është në gjendje të mjerueshme

TV OPOJA
October 25, 2018

Vulini e kërcënon Kosovën me ndërhyrje të ushtrisë për t’i mbrojtur serbët

TV OPOJA
November 25, 2018

QKUK: Kirurgjia Maksillofaciale me numër rekord të operacioneve

TV OPOJA
November 2, 2018
Exit mobile version