Vetim Ramadani është zgjedhur zyrtarisht Drejtor i Administratës së Dragashit.
Ketë e ka konfirmuar edhe ai vetë në një postim në rrjetin social Facebook.
Të dashur miq,
Sot, zyrtarisht nga Kryetari i Komunës së Dragashit z.Bexhet Xheladini jam emëruar Drejtor i Drejtorisë së Administratës.
Fillimishtë, falënderoj kryetarin për besimin e dhënë si dhe subjektin Lidhja Demokratike e Kosovës – Dega Dragash për mundësinë e ofruar në ushtrimin e aktivitetit tim politik.
Gjithashtu falënderoj qytetarët e komunës së Dragashit për kulturën e lartë të treguar gjatë këtij cikli zgjedhor.
Na priftë e mbara.
Dalshim faqebardhë!