TV OPOJA
Aktualitet

Vetëvendosje në Sharr reagon pasi kryetari Xheladini emëroi drejtorin e Bujqësisë

Kryetari i Dragashit, Bexhet Xheladini, përmes një vendimi ka emëruar Munazer Kuka si Drejtorin për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Inspekcione, raporton televizioni Opoja.

Ky vendim është berë publik nga dega e Levizjes Vetëvendosje në Sharr, të cilët kanë reaguar duke thënë se Munazer Kuka ka lidhje me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Z. Munazer Kuka nga rradhët e JGP-së që fillimisht ishte propozimi i parë për nënkryetar nga rradhët e komuniteteve nga partia në pushtet, është emëruar drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Inspekcionit.
Arsyeja për tërheqjen e tij ishte presion publik i shkaktuar pas një publikimi të një videoje të një tubimi të autokratit sërb, Vuçiq, ku shihet të jetë i pranishëm edhe z. Kuka.”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes dega në Dragash, përcjell televizioni Opoja.

Reagimi i plotë:

Në tubime me Vuçiqin, në komunë me Bexhet Xheladinin

Z. Munazer Kuka nga rradhët e JGP-së që fillimisht ishte propozimi i parë për nënkryetar nga rradhët e komuniteteve nga partia në pushtet, është emëruar drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Inspekcionit.
Arsyeja për tërheqjen e tij ishte presion publik i shkaktuar pas një publikimi të një videoje të një tubimi të autokratit sërb, Vuçiq, ku shihet të jetë i pranishëm edhe z. Kuka.

Mirëpo këto e të tjera fakte nuk po dalin të janë pengesa për komunën e Sharrit dhe udhëheqësit e saj. Me prioritet për ta është kryerja e pazareve politike, koston për të cilat do ta paguajë si gjithnjë qytetari i komunës.

Një qeverisje e tillë që është në gjendje të bashkëpunojë edhe kundër interesave të Republikës së saj, përveçse e dëmshme për komunën, konsiderojmë që është e dëmshme edhe për shtetin tonë në përgjithësi.

Kjo çasje duhet të marrë fund. Ne nuk do të lejojmë implikimin e njerëzve që mbajnë gjallë sistemin paralel sërb në Gore në vendimmarrjen për komunën tonë.

E ftojmë kryetarin e komunës që të tërhiqet nga ky vendim dhe ta shkarkojë drejtorin Kuka.

Lajme të përafërta

Kryetari Xheladini jep detaje dhe sçarime për ndërtimin e stadiumit në fshatin Blaç

TV OPOJA
June 26, 2022

Ibrahim Ajupi flet për aderimin e Pajtesa Berishës nga LVV në LDK

TV OPOJA
February 8, 2022

Kuvendi i Dragashit voton ndërprerjen e investimeve të mëtejme në hidrocentrale

TV OPOJA
November 23, 2018
Exit mobile version