TV OPOJA
Aktualitet

Vetëvendosje në Dragash bojkoton seancën për zgjedhjen e nënkryetarit për komunitete

Pas bojkotimit të grupit të asambleisteve të PDK-së, edhe grupi i asambleistëve të VV-së, ka bojkotuar votimin për zgjedhjen e nënkryetarit për komunitete në Komunën e Dragashit, përcjell televizioni Opoja.

Kështu bëri të ditur asambleisti Jetmir Ajdini, në foltoren e Kuvendit Komunal.

Pas këtij vendimi nga asambleistët e VV-së, sallën e lëshoi edhe kryesusi i kuvendit komunal të Dragashit, Uran Halimi, që vie nga ky subjekt politik.

Mbledhjen vazhdoi të udhëhiqet nga nënkryetari i Kuvendit, ku pas konstatimit se nuk ka korum të mjaftueshëm për zgjedhjen e nënkryetarit për komunitete, kuvendi komunal i Dragashit, shkoi në pauzë.

Kujtojmë që Kryetari i Dragashit, Bexhet Xheladini, ka propozuar emrin e Munezer Kuka, si nënkryetar për komunitete për komunën e Dragashit

Lajme të përafërta

BASHKËLUFTËTARËT E PËRKUJTOJNË VEDAT RESHITIN

TV OPOJA
October 29, 2020

Inspektorati në Dragash bëri konfiskimin e disa llojeve të produkteve të dyshimta.

TV OPOJA
March 31, 2019

Të dielën vendoset se kush do ta drejtojë LDK-në në Dragash!

TV OPOJA
April 24, 2019
Exit mobile version