TV OPOJA
Aktualitet

Vetëvendosje: Mosanalizimi i punëve nga komuna e Dragashit lë qytetarët pa analiza shëndetësore!

Janë bërë mbi dy muaj prejse laboratori i analizave në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në qytetin e Sharrit është jashtë funksionit. Jo sepse ka ndonjë problem me aparaturën e funksionin teknik të tij, por për shkak të keqmenaxhimit institucional lokal.

Nga padituria apo qëllimi, ose nga të dyja këto, Drejtoria e Shëndetësisë, me urdhër nga ekzekutivi lokal, nga kryetari lozonjar, z.Xheladini, kanë filluar ekzekutimin e një kontrate për renovimin e objektit të QKMF, me ç’rast për çudi e kanë planifikuar në atë mënyrë që të bllokojnë funksionimin e pjesës së laboratorit të analizave.

Dje, përmes kërkesës për qasje në dokumente publike, shefi i grupit të asambleistëve të grupit tonë në Kuvendin Komunal, Dr. Jetmir Ajdini, ka bërë disa pyetje për Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, që ndërlidhen me këtë kontratë e cila siç duket do ta ketë përfundimin në organet kompetente të drejtësisë për hetim.

Për qytetarin llogaridhënia është e shenjtë. Për ne interesat e qytetarëve janë të shenjta. Prandaj do të kërkojmë llogari e do të denoncojmë secilin keqpërdorim të kësaj qeverisjeje lokale keqpërdoruese.

Lajme të përafërta

Asnjë rast i ri me COVID-19 në komunën e Dragashit!

TV OPOJA
April 25, 2020

zvPresidenti i Parlamentit Europian, uron kryetarin Bexhet Xheladini për zgjedhjen në krye të komunës së Dragashit.

TV OPOJA
December 17, 2021

Kryeministri në detyrë Albin Kurti sot qëndroi për vizitë në Dragash

TV OPOJA
April 9, 2020
Exit mobile version